Sipas një raporti të ri nga Market Research Future (MRFR), tregu global për kirurgji kozmetike do të ketë arritur të ardhura prej 21.97 miliardë dollarësh, deri në fund të vitit 2023.
Tregu është vlerësuar të zgjerohet në 7.8% gjatë periudhës së vlerësimit (2017 -2023) kryesisht për shkak të faktorëve socialë dhe kulturorë si ndikimi i industrisë filmike, mediave dhe modës.
Kirurgjia plastike është një segment i veçantë i kirurgjisë që përfshin rindërtimin dhe ndryshimin e trupit të njeriut. Faktorë të shëndetit si rritja e obezitetit, aksidentet, kufiri në rritje i sigurisë së kirurgjisë kozmetike, numri në rritje i spitaleve të kirurgjisë kozmetike etj. Faktorë teknologjikë siç janë zhvillimi i materialeve të avancuara si implantet, silikoni etj. Faktorë ekonomikë si rritja e të ardhurave për frymë, kostoja në rënie e operacioneve kozmetike etj.
Një faktor kyç që ndikon në rritjen e tregut është kërkesa e lartë për operacionet kozmetike minimale invazive dhe jo invazive, pasi këto operacione përfshijnë përdorimin e teknikave që shkaktojnë më pak dëmtim të trupit kur krahasohen me procedurat konvencionale siç janë operacionet e hapura. Gjithashtu, teknologjitë e reja dhe më të avancuara si teknika lazer po miratohen për procedurat kozmetike të fytyrës.
Popullariteti në rritje i këtyre procedurave minimalisht invazive mund t’i atribuohet pakënaqësisë minimale për shkak të qëndrimeve më të shkurtra në spital dhe shkallës së suksesit afatgjatë. Kështu, kërkesa në rritje për operacionet kozmetike minimalisht invazive do të nxisë rritjen e tregut të kirurgjisë kozmetike.
Në terma gjeografikë, Amerika e Veriut dhe Europa dominojnë tregun global të kirurgjisë plastike. Kjo për shkak të plakjes së popullsisë në rritje dhe normave të larta të adoptimit të produkteve estetike në këto rajone. SHBA përfaqëson tregun më të madh për kirurgji plastike, ndjekur nga Kanadaja në Amerikën e Veriut. Në Europë, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar mbajnë pjesën më të madhe të tregut të kirurgjisë plastike.
Megjithatë, Azia pritet të tregojë ritme të larta rritjeje në pesë vitet e ardhshme në tregun global të kirurgjisë plastike për shkak të ndërgjegjësimit në rritje për procedurat e kirurgjisë plastike dhe rritjen e industrisë së turizmit mjekësor. Kina dhe India pritet të jenë tregjet me të shpejtë në rritje të kirurgjisë plastike në Azi.
Kohët e fundit, rritja e numrit të njerëzve geriatricë së bashku me kërkesën në rritje për mbajtjen e të rinjve dhe bukurisë është nxitësi kryesor për tregun global të kirurgjisë plastike. Përveç kësaj, avancimi teknologjik në operacionet dhe rritja e numrit të njerëzve të dhjamosur dhe mbi peshë kanë nxitur gjithashtu rritjen e tregut global të kirurgjisë plastike.
Megjithatë, kostoja e lartë e operacioneve dhe miratimi i rreptë rregullator janë disa nga kufizimet kryesore për tregun global të kirurgjisë plastike. Përveç kësaj, rreziqet e larta të efekteve negative të ndërlidhura me operacionet gjithashtu pengojnë rritjen e tregut global të kirurgjisë plastike. Rritja e përdorimit të biomaterialeve të kirurgjisë plastike zhvillon mundësi për tregun.
Disa nga kompanitë kryesore që operojnë në tregun global të kirurgjisë plastike janë Allergan, Inc., BioForm Medical, Inc., Solta Medical, Candela Corporation, Lumenis dhe Cynosure.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.