Gjysma e parë e 2018-s u karakterizua nga një kërkesë në rritje për hapësira të dyqaneve me sipërfaqe të madhe nga brande ndërkombëtare. Përveç kësaj, dyqanet e firmave ndërkombëtare janë duke u zgjeruar në mënyrë agresive jo vetëm në qendrat tregtare kryesore, por edhe në rrugët kryesore.
Sipas raportit të Colliers, tregu i dyqaneve ka qenë i qëndrueshëm, me një stok që përllogaritet rreth 202,800 metër katrorë, po aq sa një vit më parë. Në gjashtëmujorin e parë të 2018-s, përqindja e sipërfaqeve të pa zënë të dyqaneve është rritur në mënyrë të ndjeshme me rreth 4.13%, të cilat sipas raportit të Colliers kanë ndodhur për shkak se Qendra Tregtare Univers ka qenë në punime.
Qiraja mesatare e qendrave tregtare të Tiranës aktualisht është rreth 22.1 euro për metër në katrorë në muaj, pa ndryshime thelbësore nga gjashtëmujori i parë i 2017-s, me 22 euro për metër katror në muaj. Qiratë në zonat kryesore kanë rënë në 52 euro për metër katror në muaj, duke qenë më tërheqëse për kompanitë ndërkombëtare që hyjnë në treg.
Megjithatë, për dyqanet e mëdha, qiratë ndryshojnë në varësi të sipërfaqes dhe pozicionit dhe janë negociuar rast pas rasti. Qiratë në rrugët kryesore kanë pësuar edhe një rënie të lehtë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, në 45 euro për metër në katror muaj nga 48 euro për metër katror. Përveç kësaj, hendeku midis çmimeve më të larta dhe më të ulëta vazhdon. Kjo është për shkak të vjetërsisë dhe kushteve të ndërtesave në rrugët kryesore së bashku me kategorinë e biznesit që do të zhvillohet.
Projektet që do të ndikojnë ofertën për dyqane përbëhen nga Qendrat Tregtare Universale (QTU), Eyes of Tirana, Arena Kombëtare, MET Tirana Building, Kulla Forever Green dhe Downtown. QTU është e para dhe një nga qendrat tregtare më të suksesshme në Shqipëri, në periferi të Tiranës. Ajo u hap sërish në dhjetor 2018, me një sipërfaqe totale të re të ndërtuar prej 47,000 metër katrorë, nga të cilat 14,000 metër katrorë është hapësira shtesë. Projektet e mbetura janë në qendër të Tiranës. Oferta e re që pritet të shtohet në rrugët kryesore dhe në qendrën e qytetit është 20.200 m².
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.