Tregu i letrave me vlerë, AMF: Në 6-mujorin e parë, 98.5% e transaksioneve u krye nga investitorët individualë

29/07/2020 2:00 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Investitorët individualë kanë dominuar tregun e letrave me vlerë të qeverisë duke kryer 98.54% të transaksioneve. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se, vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2020, u dominua në masën 67.1% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 32.9% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione).

“Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 89.09% e të gjitha transaksioneve të tregut të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut të titujve të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2020, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim”, përkatësisht me 46.02% dhe 38.43% kundrejt vëllimit të përgjithshëm” vlerëson AMF.

Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Publikimi i AMF tregon se transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-qershor 2020, ka pasur një ulje prej 1,821 milionë lekë ose 50.97% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 6.44%.

“Transaksioni i llojit C ‘Blerje para afatit të maturimit’ gjatë periudhës janar-qershor 2020, ka pasur një rritje prej 78 milionë lekësh, ose 5.99%, ndërkohë pati një ulje në numrin e transaksioneve në masën 37.38%, krahasuar me periudhën janar-qershor 2019.

Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 1,743 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-qershor 2019” thuhet në njoftimin e AMF.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of