Tregu i smartphone-ve, në rënie për të shtatin tremujor me radhë

02/08/2019 8:09 PM 0 komente

Tregu i smartphone-ve vijon rënien, për të shtatin tremujor me radhë. Në periudhën prill – qershor 2019, rënia shënoi 1,2%, me 360 milionë pajisje të dërguara. Megjithatë kjo rënie është më e vogël krahasuar me tremujorin e mëparshëm, me 4,3%.

Këto janë të dhënat e Counterpoint Research të cilat përkojnë edhe me ato të një shoqërie tjetër analizash, Canalys, të publikuara këto ditë, që përshkruajnë një situatë më të rëndë: në periudhën prill – qershor, në të gjithë botën janë dërguar 331,8 milionë smartphone, 2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Ngadalësimi – sipas analistëve – ka ardhur kryesisht për shkak të Kinës që ka vijuar rënien në dy vitet e fundit. Vendi përfaqëson më shumë se një të katërtën e dërgesave globale të smartphone-ve dhe regjistroi një rënie me 9% me bazë vjetore në tremujor, për shkak të luftës tregtare me SHBA, e cila ka theksuar paqartësitë e tregut. Nga ana tjetër, India mbetet një treg kyç për rritjen, ku dërgesat e pajisjeve kapërcyen shifrën 37 milionë njësi në tremujorin e dytë 2019.

Sipas analistëve të Counterpoint Research, 5G do të ketë një rol kyç në rigjallërimin e sektorit.

Studimi: https://www.counterpointresearch.com/combined-global-market-share-huawei-oppo-vivo-xiaomi-realme-reaches-highest-ever-level-q2-2019/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of