Tregu i smartphone-ve të përthyeshëm është i destinuar të mbetet i kufizuar në vitet e ardhshme, si për shkak të vështirësive në prodhim, me ekranet plastikë që mund të dëmtohen më lehtë, si për çmimin e lartë,
Sipas parashikimeve të analistëve të Gartner, në një raport të ri që sheh të ardhmen e gjithë sektorit të pajisjeve hi-tech, në vitin 2023 do të shiten 30 milionë njësi në shkallë botërore.
Për momentin janë prezantuar Galaxy Fold i kompanisë koreanojugore Samsung dhe Mate X i kompanisë kineze Huawei, por sipas zërave, si Google edhe Xiaomi i janë futur punës për një telefon të përthyeshëm.
Sipas ekspertëve, në 2019-n, dërgesat e përgjithshme të kompjuterëve, smartphone-ve dhe tablet-ëve do të jenë rreth 2,21 miliardë njësi, në një rënie të lehtë (12,5 milionë njësi më pak) krahasuar me 2018.
Sa i përket smartphone-ve 2019-a do të mbyllet me -0,5% në 1,8 miliardë njësi të dërguara, ndërsa për 2020 parashikohet një rritje me 1,2%.
“Deri sa modelet të reja të mos kenë një funksion të ri të dobishëm, efikasitet apo përvojë, përdoruesit nuk duan apo nuk kanë nevojë për një telefon të ri”,- shpjegon drejtuesja e kërkimit në Gartner, Roberta Cozza, e cila thekson zgjatjen në kohë për zëvendësimin e smartphon-eve të fashës së lartë, nga 2,6 vjet në 2,8 vjet në vitin 2023.
Sa i përket tregut të kompjuterëve, në krizë prej 8 vjetësh, dërgesat do të ulen me 0,6% në 258 milionë njësi dhe ky trend do të vijojë edhe në vitin 2020 dhe 2021.
“Konsumatorët po përdorin për një kohë gjithnjë e më të gjatë kompjuterët e tyre, duke mos i zëvendësuar me modele të reja” – thotë kreu i kërkimit të Gartner, Ranjit Atwal.
Raporti i Gartner