Tregu i sigurimeve, Tirana 61% të totalit, Kukësi më pak se 1%

09/10/2019 1:00 PM 0 komente

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar gjeografinë e Sigurimeve për vitin 2018, e cila pasqyron në mënyrë të detajuar shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 61.26% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2018, Durrësi me 7.73%, Fieri 5.08%, Shkodra 4.84%, Vlora 4.20%, Korça 4.10%. Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 10-vjeçare.

Shpërndarja e primeve të shkruara bruto sipas prefekturave, 2018 (Në%)

Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2018, ky tregues është rreth 5,893 lekë për frymë, me një rritje rreth 280 lekë krahasuar me një vit më parë.
Për sa i përket primit për frymë sipas prefekturave, Prefektura e Tiranës me 11,544 lekë për frymë zë vendin e parë, e ndjekur nga Prefektura e Gjirokastrës me 5,750 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 4,493 lekë për frymë, Shkodra me 4,023 lekë për frymë dhe Vlora me 3,738 lekë për frymë.

Ky publikim përfshin edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2018 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka Prefektura e Tiranës me 75.54%, e pasuar nga Prefektura e Durrësit me 5.45%.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of