Trendforce publikoi një raport, ku parashikon që dërgesat e pajisjeve që palosen (foldable) do të rriten me 44% nga viti në vit në 2023.
Përmirësimi i shitjeve do të prekë tregun e “menteshave” të smartphone-ve OLED të palosshëm dhe do të arrijë në 500 milionë dollarë.
Vitin e kaluar, dërgesat e smartphone-ve të palosshëm arritën në 12.8 milionë, të cilat do të rriten mbi 18.8 milionë në vitin 2023, sipas parashikimeve të Trendforce.
Samsung shiti 82% të të gjithë smartphone-ve të palosshëm në vitin 2022, pasi prodhues të tjerë si Xiaomi, Oppo dhe vivo i shesin pajisjet e tyre vetëm në Kinë dhe në sasi të kufizuara.
Shifrat e shitjes së telefonave të palosshëm janë vetëm një nënprodukt i analizës së Trendforce, që u përqendrua kryesisht te tregu i “menteshave” (d.m.th. mekanizmi që lejon të ashtuquajturin “foldable” të hapet dhe mbyllet pa dëmtuar strukturën dhe ekranet e brendshme). Aktualisht ka dy lloje menteshash – në formë loti dhe në formë
U-je.
E para përmban shumë pjesë komplekse dhe “kushton shumë herë më shumë” se e dyta.
Analiza parashikon që, me rritjen e normës së depërtimit të modeleve të palosshëm, prodhuesit do të kërkojnë elemente të leverdishëm, duke nisur që nga “mentesha”.
Tregu i menteshave do të arrijë 500 milionë dollarë, me rritje 14.6% me bazë vjetore.
Aktorët kryesorë janë KH Vatech dhe S-connec, të dy furnizues menteshash U për Samsung.
Kompanitë që përdorin mentesha më komplekse po bashkëpunojnë me prodhues si Amphenol dhe Asia Vital Components.
Edhe prodhuesit e ekraneve po japin ndihmesën e tyre me njohuritë mbi menteshat për telefonat “foldable”.
Përdoruesit e smartphone-ve janë të shqetësuar, mbi të gjitha, për palosjen në qendër të panelit të palosshëm. Tendforce pohoi se Samsung është në dijeni të këtij problemi, por do të vijojë të përdorë menteshën në formë U-je.
Në këtë mënyrë do të mbajë çmimet e ulëta për pajisjet e ardhshme Galaxy Z Fold, edhe pse një raport i fundit pretendon të kundërt.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se si do të shkojnë gjërat.
/ GSMarena