“Trepça” rrit prodhimin

07/01/2014 10:01 AM 0 komente

Në vitin 2013 ndërmarrja “Trepça” rriti prodhimin me 13.5%, shifër që vlerësohet si e suksesshme bazuar në rrethanat aktuale që ajo ndodhet. Drejtori i “Trepçës”, Halil Çela tha  se nuk ka ndryshim në rritjen e vendeve dhe se minierat e Stantërgut dhe Artanës vazhdojnë të punojnë duke prodhuar koncentrat plumbi dhe zinku në dy flotacionet, në Tunelin e Parë dhe në Kishnicë. Për sukseset e arritura, Çela thotë se ato i takojnë minatorëve. Duke folur për statusin e ardhshëm të “Trepçës”, Çela thotë se qeveria e Kosovës ka një projektligj që i jepet statusin e ndërmarrjes publike të rëndësisë së veçantë, por ai ende nuk është miratuar. Lidhur me ftesën që ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë u ka bërë kreditorëve që të paraqitën te shteti i Serbisë për interesat e tyre në “Trepçë”, Çela tha se : “Serbia nuk e ka interesin te privatizimi, zhvillimi dhe as te ecja përpara e “Trepçës”, por dëshiron që përmes kësaj të mbajë peng zhvillimin e Kosovës”. Sipas tij sikur koncentratet e plumbit dhe zinkut të përpunoheshin në metalurgjinë ekzistuese, fitimi do të ishte shumë më i madh. “Koncentratet janë shitur në vende të ndryshme të botës. Është një kompani angleze që blen përmes një tenderi ndërkombëtar. Në tri vjetët e fundit kanë blerë zviceranët dhe nuk kemi pasur telashe deri tani me asnjërën palë. Jemi përpjekur të jemi korrekt, sepse ky është eksport ndërkombëtar dhe kërkon rregulla të veçanta. Falë kësaj i është kthyer reputacioni ‘Trepçës’ që e ka pasur dikur”, tha ai.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of