TripAdvisor ka shpërndarë “Çmimet Oskar” për muzetë më të mirë për vitin 2017. Muzetë janë vlerësuar në bazë të një algoritmi që merr në konsideratë sasinë dhe cilësinë e përshtypjeve në muze në të gjithë botën, të mbledhura 12 muajt e fundit.
Fituesit e çmimeve Travaller’s Choise kanë bërë për vete vizitorët falë veprave të artit dhe trashëgimisë artistike dhe kulturore që zotërojnë, përveç rrugëtimit të tyre didaktik të kuruar në çdo detaj.
Ja cilët janë 15 muzetë më të mirë në botë
1.Muzeu Metropolitan i Artit
New York City, Nju Jork
“I mrekullueshëm, me koleksione të pabesueshme mobiliesh, arti, armaturash arkitekture, muzike”
2.Muzeu Ndërkombëtar i Luftës së Dytë Botërore
Nju Orleans, Luiziana
“Bëhet fjalë për një muze tërësisht bashkëkohor me objekte interaktive dhe shfaqje të mahnitshme”
3.Muzeu d’Orsay
Paris, Francë
“I mrekullueshëm. Nga fillimi deri në fund”
4.Instituti i Artit në Çikago
Çikago, Ilinois
“E kam vizituar Çikagon për 40 vjet me radhë dhe çdo herë, vij këtu. Nuk vjetrohet asnjëherë. Ka piktura dhe punime të çdo kohe…”
5.Muzeu i Trashëgimisë së Shtetit dhe Pallati i Dimrit
Shën Petërburg, Rusi
“E gjithë bukuria e botës në një muze. Mendja juaj do të udhëtojë në të gjithë vendet dhe kohërat që keni dashur të udhëtoni”
6.Muzeu Përkujtimor dhe Kombëtar i 11 Shtatorit
New Your City, Nju Jork
“Momenti përcaktues i shekullit 21 është rrënjosur thellë në ndërgjegjen kolektive amerikane… 11 Shtatori 2001”
7.Muzeu Kombëtar i Antropologjisë
Mexico City, Meksikë
“Arkitektura është mbresëlënëse dhe gjithë skulpturat, muralet, gdhendjet dhe objektet ofrojnë një panoramë të larmishme të vendit”
8.Muzeu i Akropolit
Athinë, Greqi
“Ndërtesa e re është e mrekullueshme, po aq sa gjithë thesaret që ajo fsheh. Nga një bazament prej xhami transparent ju mund të shihni gjithë zbulimet arkeologjike dhe gërmimet që janë duke u bërë…”
9.Muzeu Kombëtar i Prado-s
Madrid, Spanjë
“Kaq shumë kryevepra në kaq pak kohë…”
10. V&A – Victoria and Albert Museum
Londër, Angli
“Një ndër muzetë më të bukur që kam parë”
11. Galeria Kombëtare
Londër, Angli
“Më shumë se një herë kam shpenzuar gjithë ditën time këtu dhe kurrë nuk jam mërzitur dhe zhgënjyer nga ky koleksion i mrekullueshëm”
12. Muzeu Vasa
Stokholm, Suedi
“Është sikur të shikosh nëpërmjet një makine kohe. Vështrim interesant në jetën e anijeve dhe ndërtimin e anijeve nga një katastrofë 400 vjet më parë”
13. Muzeu i Luvrit
Paris, Francë
“Caktoni të paktën një ditë të plotë për të vizituar ndoshta koleksionin më të mirë të antikave dhe artit që mund të shikohet nga publiku i gjerë”
14.Muzeu i Egjiptit në Torino
Torino, Itali
“Shkoni më shumë se një orë para se të mbyllet studimi”.
15.Rijksmuseum
Amsterdam, Holandë
“Në një ndërtesë të botës së vjetër që ka pasur një azhurnim bashkëkohor, ky muze ekspozon qindra pjesëza antike”