Tempulli Angor Wat në Kamboxhia është cilësuar si vendi më i vizituar në botë, nga lista e përvitshme e TripAdvisor.
Burgu i famshëm i Alkatrazit në San Francisko, renditet i pari në Amerikë si më i vizituari, më miliona turistë që shkojnë aty çdo vit, ndërsa në listën e vendeve më të vizituara në botë renditet i teti.
Kulla e Londrës renditet e para në Angli, me numrin më të lartë të vizitorëve, ndërsa në botë renditet në vendin e 15-të.
Vendi që renditet i dyti si vendi më i vizituar në botë është Sheshi i Spanjës në Sevilje, i cili u ndërtua në vitin 1929. Me një sipërfaqe pre 50,000 metrash katrorë ajo është e barabartë me sipërfaqen e pesë fushave të futbollit.
Në vendin e tretë të renditjes botërore, është Xhamia Sheikh Zayed në Abu Dabi, e hapur në vitin 2007.
Më pas renditet Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan në vendin e katërt, katedralja de Cordoba në Spanjë renditet e pesta, mauzoleu Taj Mahal në Agra të Indisë renditet i gjashti, ndërsa katedralja Duomo di Milano renditet e shtata.
Në vendin e tetë renditet burgu i famshëm i Alkatrazit në San Fransisko, ndërsa në vendin e nëntë renditet ura “Porta e Artë” po në San Fransikso.
Parlamenti madhështor i Budapestit, Bullgari, i cili ndodhet ngjitur me lumin e Danubit, renditet në vendin e 10-të.
Ndërsa në një renditje të dhejte vendeve më të vizituara në Europë, Sheshi i Spanjës në Sevilje renditet në vend të parë. Në Mbretërinë e Bashkuar vendin e parë e mban Kulla e Londrës.
Në kontinentin amerikan, burgu i Allatrazit renditet në vend të parë.
Dhe në Australia, vendin e parë e mban Pallati i operas në Sidnei.