Ka shenja pafund nervozizmi në punë ose gjatë një interviste për punë: djersitje e harlisur, pulitje e shpejtë, belbëzim, dhe lista vazhdon. Por lajmi i mirë është se ka mënyra për të luftuar këto sinjale dhe për të ‘fshehur’ ankthin tuaj.
Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se ‘truku’ që duhet përdorur është të shkëpusni mendjen tuaj dhe të përqëndrohetni në gjëra që nuk ju bëjnë nervoz.
Këtu janë pesë truket për ta arritur këtë:
Sillni ndërmend një kujtim që inspiron emocione pozitive
Një mënyrë e thjeshtë për të shtypur ndjenjat e nervozizmit është që për një çast ta ‘transportoni’ veten në një kohë në të cilën jeni ndjerë i sigurtë në vete dhe i qetë. Ju mund ta bëni këtë pa përpara se të hyni në dhomë, apo gjatë vetë intervistës.
Ne krijojmë dhe përjetojmë histori në hemisferën e djathtë emocionale të trurit tonë, ‘shpjegojnë ekspertët. ‘Kur ne rikujtojmë dhe ritregojmë këto histori, ne ri-përjetojmë ndjenjat që i shoqërojnë ato. Duke përdorur këtë teknikë bashkimi, ju mund të gjeneroini emocione pozitive dhe suksese në çdo situate.
Krijoni një xhest secret që korrespondon më eksperienca pozitive
Që trukun nr 1 ta cojmë një hap më tej, ekspertët sugjerojnë krijimin e një gjesti tuaj personal që lidhet me një përvojë pozitive që keni pasur në jetën tuaj. (Kjo funksionon edhe në qoftë se ju nuk keni një kujtim të veçantë në mendje për të menduar sërish për të.)
Përsërisni një mantra në heshtje
Një tjetër mënyrë për të qetësuar veten është që të përsërisni në heshtje një mantra personale, thonë ekspertët. Një mesazh paqësor do të funksiononte mirë ndërsa ndiheni të pushtuar nga ankthi. ‘Ju mund ti thoni vetes të çlodheni, se çdo gjë do të shkojë thjesht mirë,’ shpjegojnë ata.
Treegohuni i interesuar jo interesant
Një gabim i madh që bëjnë ndërsa përpiqen të sigurojnë një përshtypje të mirë të parë gjatë një interviste për punë ose ndryshe – është se përpiqen shumë të duken interesant, ndërsa nënvlerësojnë se çfarë ka për të thënë personi tjetër.
Pasi të mos ndiheni më të fiksuar se kush do jetë fjalia inteligjente ose e mprehtë e radhës, dhe në fakt të përqëndroheni në bisedë (jo vetëm në qëllimin tuaj), ju do ta keni më të lehtë ‘lundrimin’ në diskutim, dhe më pak shanse për tu përhumbur në menidmet tuaja – të cilat mund të bëjnë cdokënd jashtëzakonisht nervoz.