Presidenti Donald Trump tha se Kina ka rënë dakord të “zvogëlojë dhe të heqë” tarifat në makinat e importuara amerikane, një pretendim që Pekini nuk do të konfirmojë ose mohojë.
Trump nuk dha detaje të tjera në postin e tij në tweet, i cili erdhi pak pasi u pajtua me presidentin Xi Jinping për një armëpushim në luftën tregtare gjatë një takimi në Grupin e 20 Samitit në Argjentinë. Në një konferencë në Pekin disa orë pas postimit, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Geng Shuang, nuk pranoi të komentonte mbi ndonjë ndryshim të tarifave të makinave, raporton Bloomberg.
Masa, nëse ratifikohet, do t’i jepte automjeteve nga Tesla Inc tek Daimler AG dhe BMW AG një rimarrje potenciale pasi taksat më të larta tkurrën shitjet në tregun më të madh të makinave në botë.
Postimi i presidentit Trump vjen pasi SHBA dhe Kina theksuan rezultate të ndryshme nga takimi i të dielës në mes të Trump dhe Xi. Kina, e cila ka ngritur tarifën për makinat e bëra në SHBA, që vijnë në vend, deri në 40 për qind mes luftës tregtare, nuk ka bërë një njoftim të ngjashëm mbi to.
Kina tha javën e kaluar se tarifat mbi makinat e SHBA do të ishin 15 për qind dhe bëri thirrje për një zgjidhje të negociuar. Zyrtarët kinezë diskutuan mundësinë e uljes së tarifave mbi importet e makinave të SHBA para se XI takoi Trump në Argjentinë, sipas një personi të njohur me situatën që kërkoi të mos identifikohej, shkruan sot Bloomberg News. Por përqindja e taksës dhe koha e një reduktimi të tillë ishin të paqarta, tha personi.
Shitjet e makinave në ekonominë e dytë më të madhe në botë ranë për të pestën muaj radhazi në tetor, duke e çuar tregun më pranë rënies së parë vjetore në të paktën dy dekada. Kjo është presion i grumbulluar në kompanitë e automobilave që kanë mbështetur rritjen ekonomike të vendit, mes rënies së shitjeve të makinave në SHBA.
Tesla nuk u përgjigj në një email duke kërkuar komente, ndërsa njësia e BMW e Kinës nuk ofroi një koment të menjëhershëm mbi postimin e Trump.
Nga reduktimi i tarifave përfiton Daimler dhe BMW më shumë se prodhuesit e automjeteve të SHBA si General Motors Co. ose Ford Motor Co. Kjo për shkak se markat luksoze gjermane dominojnë listën e 10 të importeve të automjeteve në Kinë.
*Bloomberg News, Përkthim me shkurtime nga redaksia e Monitor.al