Presidenti Donald Trump fitoi fushën e betejës në Florida dhe mori kryesimin ndaj rivalit demokrat Joe Biden në shtetet e tjera të SHBA të martën, por Biden shprehu besimin se ai do të fitonte zgjedhjet duke marrë tre shtete kryesore të Amerikës së Veriut, shkruan Reuters.
Shpresat e Biden për një disfatë të hershme vendimtare të Trump u zbehën ndërsa rrjetet televizive parashikuan që presidenti fitoi në Florida, -që është një shtet kyç për shanset e Trump për të fituar- si dhe mori kryesimin në Georgia, Ohio dhe Texas.
Biden, 77 vjeç, i ka sytë që të krijojë avantazh te i ashtuquajturi “muri blu” i Michigan, Wisconsin dhe Pennsylvania, që në vitin 2016 e çuan Trump, 74 vjeç, në Shtëpinë e Bardhë në 2016, megjithëse numërimi i votave në këtë zonë mund të zgjaste për orë ose ditë.
Trump ka kryesimin e hershëm në ato tre shtete, por pjesa më e madhe e tij ka ardhur si rrjedhojë e votimeve direkte të mbështetësve republikanë Ditën e Zgjedhjeve. Ndërkohë numërimi i votave me postë, ku votuesit janë kryesisht demokratë në të tre shtetet pritet të zgjasë me orë ose ditë. Në Wisconsin dhe Pennsylvania dhe pjesën më të madhe të Miçiganit, fletëvotimet me postë nuk u përpunuan deri në ditën e zgjedhjeve.
“Ne ndihemi mirë për vendin ku jemi”, u tha Biden mbështetësve në shtetin e tij në Delaware, duke folur mbi një automjet, ndërsa një turmë makinash u binin borive për miratim. “Ne besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje.”
Fitimi i këtyre tre shteteve do të ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë Biden një fitore të Kolegjit Zgjedhor. Fox News parashikoi që Biden do të fitonte Arizonën, një shtet tjetër që votoi për Trump në 2016, duke i dhënë atij më shumë mundësi për të arritur në 270 vota të Kolegjit Zgjedhor.
Zgjedhjet nuk kishin surpriza të hershme pasi të dy pretendentët ndanë shtetet e SHBA, sipas parashikimeve. Trump fitoi shtetet konservatore si Alabama, Indiana, Kentucky dhe Tennessee ndërsa Demokratët kishin kryesimin e Connecticut, Massachusetts, New York dhe Vermont, të cilat votuan në favor të Biden, sipas parashikimeve nga rrjetet televizive dhe Edison Research.
Performanca e fortë e Trump në Florida u mundësua nga numrat e tij të përmirësuar me popullsinë latine. Përqindja e tij e votave në qarqet me popullsi të madhe latine ishte më e madhe se sa ishte në zgjedhjet e vitit 2016.
Për muaj me radhë kishte pasur ankesa nga aktivistë demokratë latinë se Biden po injoronte votuesit latinë dhe po i kushtonte vëmendje votuesve me ngjyrë në qytetet e mëdha të Midwestern. Sondazhet e opinioneve në shtetet kryesore treguan se Biden nuk po fitonte terren me Latinët në javët para zgjedhjeve.
Interesi për të votuar ishte shumë i lartë. Votuesit, me maska dhe që mbanin distancën sociale për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit, hynë në vendet e votimit në të gjithë vendin gjatë ditës, duke shkaktuar radhë të gjata në disa vende dhe pritje të shkurtra në shumë vende të tjera. Nuk kishte shenja trazitrash ose dhune në vendet e votimit, siç kishin frikë disa zyrtarë.
Biden, ish-nënkryetari demokrat, kishte në qendër të fushatës së tij trajtimin e pandemisë nga Trump dhe mbajti një epërsi të qëndrueshme në sondazhet e opinionit kombëtar mbi presidentin republikan.
Por një e treta e votuesve amerikanë renditën ekonominë si çështjen që kishte më shumë rëndësi për ta, kur vendosnin zgjedhjen e tyre për president, ndërsa dy në 10 përmendën COVID-19, sipas një sondazhi të Edison Research të martën.
Trump po kërkon një mandat tjetër në detyrë pas një mandate kaotik katërvjeçare të ndikuar nga kriza e koronavirusit, një ekonomi e goditur nga mbylljet pandemike, hetimet në ndërhyrjet e zgjedhjeve ruse, tensionet racore të SHBA dhe politikat e diskutueshme të imigracionit.
Biden po kërkon të fitojë presidencën në përpjekjen e tij të tretë pas një karriere politike pesëdekadëshe, duke përfshirë tetë vjet si nënkryetar nën paraardhësin e Trump, Barack Obama./Reuters
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.