Performanca e mirë e mjeteve të investuara nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka bërë që këto mjete të shkojnë duke u rritur. Aktualisht, Trusti menaxhon me rreth 980 milionë euro.
Numri i kontribuesve të Trusti-t ka shënuar rritje. Tashmë, ky numër ka shkuar në 458 mijë persona, deri sa vlera e këtyre mjeteve të kontribuesve, kap shumën e 979 milionë eurove.
Nga viti 2003, Trusti ka pasur performancë pozitive, ketu duke përjashtuar vitet 2008 – 2009, kur kishe humbje. Vitet e tjera kanë qenë me kthime pozitive të mjeteve të investuara.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.