Qeveria greke urdhëroi bankat që të hapen të hënën, tre javë pasi ato ishin të mbyllur për të parandaluar rënien e sistemit në kolaps si rrjedhojë e një vale tërheqjeje, teksa Kryeministri Aleksis Tsipras po përgatitet për fillimin e bisedimeve të reja të shpëtimit javën e ardhshme.
Dekreti për të ri-hapur bankat erdhi disa orë pasi ministrat e rinj bënë betimin pas një riorganizim të kabinetit në të cilin Tsipras ka zëvendësuar disa disidentë në rradhët e partisë së tij në pushtet SYRIZA pas një revolte ndaj kushteve të vështira tw shpëtimit.
Në një veprim që shënoi një ndarje me fraksionet kryesore majtiste në partinë në pushtet Syriza, Tsipras ka shkarkuar ish-Ministrin e Energjisë Panajotis Lafazanis dhe dy zëvendësministra pas një rebelimi të partisë në të cilën 39 ligjvënësit të Syriza votuan kundër mbështetjes nga qeveria mbi paketën.
Panos Skourletis, një aleat i ngushtë Tsipras i cili u largua nga ministria e punës për të marrë përsipër portofolin jetik të energjisë, tha se riorganizimi ka shënuar “një rregullim nga ana e qeverisë në një realitet të ri”.
Riorganizimi i mundëson Tsipras të zëvendësojë rebelët e kabinetit me aleatët e tij ose nga partnerët e tij të vegjël të koalicionit, Partia e Pavarru Greke e krahut të djathtë.
Mediat e huaja raportojnë se kjo përçarje mund të çojë drejt zgjedhjeve të reja në shtator.
Veprimi i parë i kabinetit të ri ishte nënshkrimi I një dekreti për të rihapur bankat të hënën me kufijtë pak më fleksibël tërheqjes që lejojnë një maksimum prej 420 euro në javë në vend të afatit të rreptë prej 60 euro në ditë aktualisht në vend.
Ky veprim ishte pritur gjerësisht, pasi Banka Qendrore Evropiane ra dakord për të ri-hapur linja krediti emergjente të cilat janë jetësore për mbijetesën e sistemit bankat të lëkundur grek.
Tsipras tani ka ndërmend të nënshkruajë marrëveshjen e shpëtimit me partnerët evropianë gjatë javëve të ardhshme para zgjedhjeve të mundshme të reja të cilat Ministri i Brendshëm Nikos Voutsis tha se mund të mbahen në shtator ose tetor.
“Qëllimi ynë është që të negociojmë fort për kushtet e marrëveshjes, jo vetëm për të nënshkruar atë, por se si do të zbatohet. Ka shumë terma të paqarta në tekst,” tha ministri i sapoemëruar i Punës George Katrougalos.
Kushtet e vështira të paketës
Marrëveshja, miratuar me mbështetjen e partive opozitare, të enjten, pasi 39 rebelë të Syriza nuk dhanë mbështetjen e tyre, pranon një kombinim të dhimbshëm të rritjes së taksave dhe frenim të shpenzimeve.
Përveç kësaj, 50 miliard euro në asetet publike duhet të vendosen në një fond të veçantë të privatizimit si kolateral për kredi deri në 86 miliardë euro fonde shpëtimi që do të merren nga partnerët evropianë.
Pranimi i kushteve të vështira shpëtimit shënoi një kthesë për Tsipras, pas muajsh bisedimesh të ashpra dhe një referendum që refuzoi marrëveshjen e propozuar nga huadhënësit. Por sondazhet tregojnë se popullariteti i kryeministrit mbetet i lartë.
Një sondazh i publikuar të shtunën në gazetën e majtë Efimerida Ton Syntaknon ka sugjeruar se Syriza do të marrë 42,5 për qind të votave, nëse zgjedhjet mbaheshin tani, pothuajse dyfishi i konservatorëve të Demokracisë së Re prej 21.5 për qind.
Përveç kësaj, 70 për qind thanë se do të preferonin që të pranojë marrëveshjen e shpëtimit, nëse ajo mban Greqinë në euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.