Tubacioni i gazit midis Greqisë dhe Bullgarisë që synon të ndihmojë Sofjen të shkëputet nga gazi rus është hasur me një tjetër vonesë dhe nuk do të bëhet operacional deri në qershor 2022, tha të mërkurën kreu i rregullatorit bullgar të energjisë.
Pandemia e koronavirusit dhe nevoja për një vlerësim mjedisor shtesë për një kalimin nën një digë në brezin bullgar kanë vonuar ndërtimin e tubacionit, ka thënë kompania ICGB, e cila drejton projektin.
Ndërtimi i gazsjellësit Interkonektor Greqi-Bullgari (IGB) me vlerë 240 milionë euro ishte planifikuar të ishte gati deri në fund të vitit 2020, kur filloi marrëveshja 25-vjeçare e Sofjes me kompaninë azerbajxhanase të gazit SOCAR për të importuar 1 miliard metra kub gaz natyror në vit.
IGB, një tubacion prej 182 kilometrash, po ndërtohet nga një grup i përbashkët nga ndërmarrja shtetërore Bullgare e energjisë BEH dhe shërbimit të gazit të Greqisë DEPA dhe asaj italiane Edison.
“Ne kemi dhënë pëlqimin tonë për kërkesën e ICGB për të zgjatur afatin për fillimin e operacioneve të IGB deri në 30 qershor 2022,” tha Ivan Ivanov, kreu bullgar i rregullatorit të energjisë.
Gazsjellësi, me një kapacitet fillestar vjetor prej 3 miliardë metra kub, është i rëndësishëm për planet e Evropës për të zvogëluar mbështetjen e saj në gazin rus, pasi do të lidhet me tubacionin Trans Adriatik (TAP), faza e fundit e një projekti prej 40 miliardë dollarësh të quajtur Korridori Jugor i Gazit, që do të çojë gazin Azer në Europë./Reuters