Kryetari i Bordit Drejtues të Shoqatës së Agjencive të Udhëtimeve në Turqi (TÜRSAB), Firuz Ballëkaja (Firuz Bağlıkaya) tha se turistët e vendeve evropiane janë orientuar sërish për në Turqi.
Për të tërhequr turistët e huaj (në Turqi),- theksoi Ballëkaja,- duhet rritur numri i destinacioneve dhe zgjatur sezoni.
Në vitin 2018, ne si sektor i turizmit thyem rekord dhe të njëjtën gjë synojmë edhe sivjet, shtoi ai.
Këtë vit sezonin do ta nisim me objektivin: ‘40 miliardë dollarë të ardhura dhe 50 milionë turistë’, nënvizoi Ballëkaja.
Duke vlerësuar sezonin e ardhshëm, Ballëkaja tha: “Tregu evropian (turistët e ardhur nga vendet e Evropës) 2018-ën e mbylli me shifra më të ulëta se viti 2015. Pavarësisht se thyem rekord (në 2018), kjo gjë u arrit me turistët e ardhur nga vendet e tjera jashtë Evropës. Por nga rezervimet e parakohshme që janë bërë deri më tani shikojmë që në 2019-ën Evropa (tregu evropian) është rikthyer nga ne. 2019-a do të jetë një vit, ku turizmi turk do të shkëlqejë”.
Ne si shoqatë vazhdojmë të ndjekim nga afër edhe tregun e Lindjes së Largët,- u shpreh Ballëkaja, duke shtuar se nuk do të ishte realiste vendosja e një objektivi të tillë ‘10 milionë turistë në Turqi’, për arsye kjo edhe të distancës së madhe gjeografike.
Por gjithsesi,- vijoi Ballëkaja,- numri i turistëve në këto tregje duhet rritur çdo ditë në mënyrë graduale. Këtë vit në ato tregje ne kemi shënuar një rritje prej 60%. Synimi ynë është që rritjen ta vazhdojmë në këtë mënyrë dhe të thithim nga këto tregje 1 milionë deri në 1,5 milionë turistë në vit.
Në lidhje me turistët që vijnë nga India, Ballëkaja tha se kjo kategori turistësh përballet me problemin e vizave, gjë që duhet zgjidhur sa më parë që të jetë e mundur. Këtë çështje ne e kemi biseduar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme, shtoi ai.
/TRT TURKEY