Turistët vizitojnë për herë të parë ishullin e pabanuar Rockall, në Skoci

28/06/2019 1:25 PM 0 komente

Një agjenci turistike e cila organizon ture në vende të veçanta, (ku një prej më të veçnatëve deri vonë ka qenë turi i organizuar në Çernobil) ka vendosur të organizojë një udhëtim, i cili do të ndodhë për herë të parë dhe do të jetë në ishullin e pabanuar skocez të Rockall-it.

Në këtë udhëtim do të marrin pjesë 18 turistë dhe kostoja për secilin prej tyre do të jetë 1,600 paund.

Ky udhëtim do të fillojë majin e vitit tjetër dhe sipas agjencisë vendet për këtë udhëtim u rezervuan që në momentin e parë që u bë njoftimi për zhvillimin e këtij udhëtimi të veçantë.

Rockall ndodhet 260 milje nga Outer Hebrides, dhe është 30 metra i gjerë dhe 21 metra mbi nivelin e detit. Sipas organizatorëvë, turistët do të qendrojnë vetëm 20 minuta mbi këtë ishull shkëmbor sepse edhe nuk kanë çtë bëjnë më shumë.

Ashtu siç u përmend edhe më sipër, agjencia që do të organizojë këtë udhëtim është e specializuar në organizimin e udhëtimeve të veçanta, si në Çernobi, Korenë e Veriut, etj. Ajo quhet agjencia Lupin, me seli në Wigan, Great Manchester.

Përveç 18 turistëve, pjesë e këtij udhëtimi do të jenë edhe 7 persona nga agjencia e udhëtimit, një prej të cilëvë është edhe Nick Hancock (personi në foton më poshtë) i cili e njeh shumë mirë këtë zonë sepse ka kaluar këtu 45 ditë gjatë verës së vitit 2014.

 

Ky udhëtim është një aventurë e vërtetë, shprehen disa persona të agjencisë, por megjithatë realizmi i tij varet kryesisht nga kushtet metereologjike, sepse nëse ato janë të papërshtatshme atëherë ky udhëtim nuk mund të realizohet.

Burimi: Daily Mail

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of