Në mesin e sezonit të verës, britanikët votuan për të dalë nga bashkimi Europian, duke shkaktuar panik jo vetëm në politikë, por edhe në tregje.
European travel group (TUI) i cili realizon më shumë se një të tretën e xhiros nga turistët britanik parashikon rënie të të ardhurave për shkak të rënies së paundit pas vendimit të Britanisë për të dalë nga BE-ja, por tendenca nuk do të jetë e tillë sa i përket zakoneve turistike të britanikëve.
Shefi i Financave të TUI-t Horst Baier tha për të përditshemn gjermane ”Boersen Zeitung” se : “Nuk ka rreziqe reale për shkak të Brexit për vitin aktual financiar. Megjithatë, për shkak të të kthimit nga paund në euro do të regjistrohen efekte në llogaritjen e fitimeve”. Baier tha se një dobësimi i vazhdueshëm i paundit do të godiste fuqinë blerëse, duke i bërë pushimet jashtë vendit më të shtrenjta, por ai dyshonte nëse kjo do të zbehë dëshirën për udhëtime të pushuesve britanikë. ” Britania është një treg i rëndësishëm për ne, jemi një kompani globalisht aktive. Parashikimet tona janë optimiste”, tha ai. Sipas TUI, kërkesa e britanikëve për të pushuar jashtë, në muajin maj u rrit me 1% në krahasim me vitin e kaluar. Por, këtë shifër gurpi e lidh më shumë me sulmet në Paris në nëntor dhe në mars në Bruksel.
Nga ana tjetër kompanitë ajrore kishin paralajmëruar se vota “pro” Brexit do të çonte në rënie të kërkesës për udhëtime. Sipas IATYA-s deri në vitin 2020, rënia e kërkesës për fluturime mund të llogaritet nga 3 deri në 5%.
Por, specialistët e TUI-t thonë se nuk do të ketë një ndikim të fortë negativ në periudhën afatshkurtër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.