Për herë të parë në Shqipëri do të organizohet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tirana 2016″ në datat 5 – 6 shkurt. Në këtë panair do të prezantohet potenciali,guidat dhe paketat turistike për Shqipërinë dhe vendet e rajonit”. Agjencia Kombëtare e Turizmit do të ketë një stendë të saj ku do të paraqesë potencialet turistike.
Ndërsa në mbledhjen e fundit, qeveria miratoi buxhetin për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar “CMT, Shtutgart 2017”, që do të mbahet nga data 10 deri në 22 janar 2017. Buxheti është parashikuar në rreth 200,000 euro dhe vendi ynë do të prezantohet me turizmin bregdetar; atë
të natyrës e aventurës dhe kulturor e historisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.