Shqipëria turistike është vënë sërish në fokus të blogeve të rëndësishme turistike. Këtë herë është “Yomadic” dhe gazetari Nate Robert ai që i ka dedikuar një artikull të gjerë turizimit në vendin tonë. Ai shkruan se plazhet me ujërat e kristalta të Himarës, Sarandës, qytetet e mbrojtura nga UNESCO, por dhe mikpritja e shqiptarëve janë elementët më të bukur të këtij vendi. Në fokusin e tij kanë qenë edhe qytete si Pogradeci, Tirana me kontrastet e saj. Gazetari i ka kushtuar vëmendje edhe vizitës së 21 shtatorit të Papa Franceskut në Shqipëri duke e lidhur me humor vizitën me çmimet e ulëta te produkteve të ndryshme. Nate shkruan se kjo është vizita e tij e 15-të në Shqipëri, ndërsa aktualisht gjendet në Kosovë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.