Turizmi i dëmtuar nga Covid-19, Serbia pret 250 milionë euro më pak në periudhën janar-maj

30/03/2020 12:33 PM 0 komente

Serbia pret që industria e saj e turizmit të pësojë dëme deri në 250 milionë euro në pesë muajt e parë të vitit 2020 si rezultat i krizës së koronavirusit, tha ministri i Tregtisë Rasim Ljajiç.

Të ardhurat e valutës së huaj nga shërbimet turistike për periudhën midis janarit dhe majit do të bien me 220-250 milionë euro për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Sektori i turizmit në Serbi parashikonte të regjistronte sezonin e tij më të mirë që nga viti 1989 këtë vit, pasi numrat turistikë u rritën me 21 për qind në dy muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por tani të gjitha prenotimet deri në qershor janë anuluar, tha Ljajiç.

Vitin e kaluar të ardhurat nga shërbimet turistike në Serbi arritën në 1,4 miliardë euro./SeeNews

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of