Turizmi i kroçerave duket se po shënon rritje në bregdetin shqiptar, ku vihet re një rritje e numrit të anijeve të mëdha turistike në Portin e Durrës. Mbi 500 turistë të huaj, pjesa më e madhe, turq, zbarkuan në portin më të madh të vendit me kroçerën “Ocean Majestic”.
Shqipëria është pjesë e një turi 7 ditor të kroçerës, që ka nisur udhëtimin në Izmir (Turqi), më tej në Korfuz (Greqi) dhe pas Durrësit do të mbyllet në Dubrovnik dhe Split (Kroaci).
Turistët nuk do të ndalen vetëm në qytetin bregdetar, por do të vizitojnë gjithashtu Tiranën dhe qytetin e Krujës, për t’u larguar nga porti i Durrësi në drejtim të Kroacisë në orët e mbrëmjes. Që nga fillimi i këtij sezoni në këtë port janë ankoruar edhe dy krocera të tjera.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.