Mali i Zi dhe Kroacia parashikojnë efekte pozitive në numrin e turistëve që do të zgjedhin të pushojnë në këto brigje, për shkak të situatës së paqendrueshme në Turqi, Tunizi apo edhe në Egjipt.
Qeveritë e vendeve të Europës Perëndimore i këshillojnë qytetarët e tyre që të shmangin sa më shumë që të jetë e mundur udhëtimet në këto vende dhe të shkojnë të pushojnë në vende të tjera.
Turizmi në Kroaci po njeh shifra rekord gjatë këtij viti. Pak ditë më parë u regjistruan 370,000 turistë me 1.7 milionë netqendrime. Kjo sipas të dhënave të Këshillit Kroat të Turizmit.
Destinacionet kryesore në kroaci janë: Rovinj, Porec, Dubrovnik, Medulin dhe Umag. Pjesa më e madhe e turistëev i përkasin vendeve si : Sllovenia, Gjermania, Çekia, Polonia dhe Austria.
Sipas të dhënave të faqes zyrtare të regjistrimit të turistëve eVisitor, Kroacia vetëm në gjatë muajt e parë të vitit ka regjistruar 4.6 milionë turistë me 18.3 milionë netqëndrime. /BIRN