Ja se cilat janë 5 prej udhëtimeve përrallore mbi 2 rrota
Turizmi me biçikletë po kthehet në një prej tendencave më të dashura të shumë turistëve që duan të shikojnë vende në të cilat nuk mund të shkosh me mjete të tjera.
Por, jo vetëm kaq, me biçikletë ju i bëni mirë jo vetëm shëndetit tuaj, por edhe natyrës. Nuk duhet të vraponi për të kapur orare trenash, autobusësh apo avionësh, sepse jeni ju që e vendosni se kur do niseni dhe sa do udhëtoni dhe mbi të gjitha, kostot e udhëtimit me biçikletë janë shumë herë më të ulëta se ato me mjete të tjera.
Më poshtë do të njiheni me 5 destinacione, mrekullinë e të cilave mund ta shijoni vërtet nëse udhëtoni me biçikletë. Ja se cilat janë ato:
1. Nga Brukseli në Amsterdam
Ky është një prej itinerareve që mund të bëhet lehtësisht nga kushdo, edhe pa pasur biçikletat më të fundit, sepse rrugët e sheshta, pa shumë pjerrësi apo pa malore të theksuara, të japin mundësinë që të udhëtosh pa shumë vështirësi. Madje ky është edhe një prej udhëtimeve që këshillohet që ta bëni edhe me fëmijët tuaj. Pasi të mbërrini në Amsterdam, ju mund të gjeni vende të reja për të vizituar, jo vetëm ato që njihen nga shumica. Por edhe Muzeu i Van Gogut, p.sh., mund të shijohet ndryshe, duke udhëtuar me biçikletë.
2. Zvicër, tur nëpër liqenet e saj
Peizazhi që rrethon këtë territor me male dhe kodra rreth e përqark dhe me lugina gjigante është një prej më të frekuentuarve nga çiklistët. Edhe banorët që do të ndeshni rrugës janë shumë mikpritës me çiklistët, sepse duke qenë se ky është një sport i frekuentuar në këtë zonë, ata janë mësuar me një gjë të tillë. Por sa i bukur, aq edhe i vështirë është ky rrugëtim në këtë territor, ndaj duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm.
3. Islanda
Ky është një prej udhëtimeve që mund të alternohet si me biçikletë ashtu edhe duke ecur, sepse territori jua krijon këtë mundësi.
4. Kamboxhia – Angkor Wat
Ndryshe nga sa mund të mendojnë një pjesë e madhe njerëzish, Kamboxhia është një vend shumë i sigurt. Por këtu duhet të bëni kujdes që të përgatiteni, pasi temepraturat edhe gjatë muajve të dimrit shkojnë deri në 30 gradë Celsius. Itinerari për në Angkor Wat do të jetë një përvojë e paharrueshme për këdo.
5. Norvegjia, ishujt Lofoten
Gjatë udhëtimit në Norvegji, që është edhe një prej qyteteve më të lumtura të botës, do të keni mundësinë që të mrekulloheni me itinerarin në ishujt Lafoten. Por ky udhëtim zakonisht bëhet nga profesionistët, sepse këtu do të ndesheni edhe me temperatura shumë të ulëta.