Shqipëria po përjeton zhvillime të vrullshme në sektorin e turizmit, por hotelet dhe restorantet raportuan rritje vjetore të shitjeve 3-4 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2023.
Sipas të dhënave të INSTAT në aktivitetin e hoteleve indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,2% dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 25,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.
Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e dytë 2023 shënuan rritje të shitjeve në volum 3,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022; indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,6% dhe fondi i pagave shënoi rritje 24,5%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.
Në tregtinë me pakicë indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 0,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,2% dhe fondi pagave shënoi rritje 27,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.
Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie vjetore 0,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,1%, dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.
Në aktivitetet e informacion dhe Komunikacion indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 24,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 10,7% dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 43,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.
Në aktivitete Arkitekture dhe inxhinierike indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 1,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,2%, dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 21,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.
Në aktivitet e Agjencive të udhëtimi indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 33,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022. indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 16,0% dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 39,9%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.