Turizmi në Spanjë bie me 97.7% në qershor

03/08/2020 2:26 PM 0 komente

Spanja mirëpriti 204.926 turistë ndërkombëtarë në muajin qershor të këtij viti ose 97.7% më pak se vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave.

Të dhënat treguan gjithashtu se shpenzimi i përgjithshëm i turistëve ndërkombëtarë që vizitojnë Spanjën në qershor ra me 98.6% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit pararendës.

Në krahasim me qershorin 2019, shpenzimet për çdo turistë ranë me 40.8% në 755 dollarë, ndërsa kohëzgjatja mesatare e udhëtimeve u ul me 1 ditë, në 5.7 ditë.

Në qershor, 920.778 udhëtarët kombëtarë dhe ndërkombëtarë qëndruan në hotele ose vende të ngjashme akomodimi në Spanjë, me gjithsej 1,820,455 qëndrime gjatë natës.

Të dyja shifrat përfaqësojnë më pak se 10% të totalit krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Hotelet me katër yje janë më të vizituarit, të ndjekur nga ato me tre yje.

Për shkak të pandemisë industria e turizmit në Spanjë ka pësuar goditje dhe pengesa të vazhdueshme.

Në korrik, Mbretëria e Bashkuar njoftoi papritur se të gjithë personat që ktheheshin nga Spanja do t’u kërkohej të izolohen për dy javë për shkak të një rritje të rasteve të koronavirusit. Gjithashtu edhe Norvegjia vendosi karantinë të detyrueshme 10-ditore për të gjithë udhëtarët që ktheheshin nga Spanja, ndërsa kryeministri francez Jean Castex ka këshilluar më herët francezët të mos udhëtojnë në Kataloni.

Sipas Statista, e cila siguron të dhëna për ekonominë dixhitale globale, Spanja është një nga vendet më të goditura në turizëm për shkak të pandemisë, me udhëtimet dhe turizmin që kontribuan 14.3% në prodhimin e brendshëm bruto të Spanjës vitin e kaluar./CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of