Statistikat për bizneset që operojnë në sektorin e shërbimeve kanë qenë pozitive për tremujorin e parë të 2019-s. Sipas publikimit të INSTAT sektorët kryesorë të shërbimeve shënuar rritje gjatë tre muajve të parë të vitit.
Indeksi i shitjeve në tregtinë me pakicë dhe shumicë shënoi rritje me e 5,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi të punësuarve dhe fondi i pagave u rritën përkatësisht me 1.9 dhe 3.3%.
Po ashtu edhe aktivitetet në fushën e Transport, Magazinim dhe Posta janë vlerësuar nga INSTA ,e rritje. Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Posta, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e parë 2019, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.
Aktivitetet në fushën e hotelerisë gjithashtu kanë qenë në rritje gjatë tremujorit të parë. Rritjen më të madhe në këtë sektor i ka pasur indeksi i të punësuarve, ku sipas të dhënave të vlerësuara nga INSTAT u regjistrua një rritje prej 22.4%, ndërsa fondi i pagave u rrit me 21.9%. Në total volumi i shitjeve shënoi një rritje prej 6.8%.
Rritje dyshifrore në indeksin e të punësuarve ka shënuar edhe sektori i restoranteve, ku të dhënat për tremujorin e parë treguan se ato u rritën me 20.6%, ndërsa pagat me 18.8%. Ndërsa volumi i shitjeve u rrit me 2.3%.
Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e parë 2019, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 18,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje12,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.
Në aktivitetet e agjencive të udhëtimit në tremujorin e parë 2019, treguesit paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2018.
Të vetmet që kanë shënuar rënie në volumin e shitjeve janë aktivitetet në shërbimet arkitekturë dhe inxhinieri. Në këtë sektor volumi i shitjeve pati një rënie prej 19.2%, ndërsa indeksi të punësuarve dhe indeksi i fondit të pagave u rrit me përkatësisht 8.3% dhe 13.5% në krahasim me një vit më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.