Turizmi shëndetësor, dentistët italianë “alarmohen” nga ata shqiptarë

16/01/2017 11:26 AM 0 komente

Klinikat ofrojnë paketa të kompletuara dhe çmime të leverdishme. Sekreti, kosto e ulët e punës dhe e jetesës. Rreziku për pacientët është mungesa e kurave të vazhdueshme dhe kompensimet e munguara. Dentistët italianë po tentojnë t’i përgjigjen këtij fenomeni me një politikë me çmime të kontrolluara, por që nuk ka sesi të mos ndikojë në cilësinë e materialeve. Kështu nis një shkrim i ilfattoquotidinato.it, i cili e quan Shqipërinë “atdheun e turizmit dentar me kosto të ulët”

“Zonja bionde e shtrirë në karrigen e dentistit bën Ok me dorë. Klik. Fotoja e saj e qeshur është gati të bëjë xhiron e Italisë dhe të frymëzojë edhe më skeptikët. Nuk janë aktorë dhe modele, por pacientë të vërtetë që janë bërë dëshmitarë të stomatologjisë në Shqipëri. Ndonjëherë shërbejnë edhe si nxitës për klientët e tjerë.
Po i njoh rreziqet e mundshme, veçanërisht ato në afatgjatë, por alternativa, bazuar me çmimet italiane është që të mos kurohesh”, thotë Angela, teksa konsumon një pije në një lokal të hapur në Tiranë.

Tirana, gjithnjë e më shumë po merr pamjen e një qyteti europian, me lagjet e pasura ku jetojnë investitorët e huaj. Është kryeqendra e re e turizmit dentar, rol të cilën po synon t’ua marrë realiteteve të rajonit, siç është Kroacia, Rumania apo Sllovenia. Ka pak që ka nisur, por po rritet me ritme galopante dhe di si të bëjë marketing.
“Unë jam nga Pulia, – thotë Angela,- dhe e kam të lehtë të vij. Këtu më trajtojnë si mbretëreshë, më përkëdhelin, më ofrojnë akomodim, më ndihmojnë të vizitoj kështjellat”.

Turizëm përveç kurimit. Kjo është kryefjala që bën të mbushen avionët çdo ditë.
Pjesën që mbetet të ditës e mbulojnë agjencitë turistike: ekskursion, solar, kura stomatologjie, pra me pak fjalë paketa të kompletuara.
Por, jo gjithçka shkon si duhet. Në rastet kur ka probleme janë të paktë ata që ndërmarrin veprime ligjore për shkak të vështirësive që lidhen me ligjet që janë të ndryshme me ato italiane.

Kjo është një ‘luftë’ për të marrë klientë.
Një luftë e cila tashmë është deklaruar edhe nga profesionistët italianë në adresë të kolegëve të huaj.

“Armët”? Promocione të pamenduara më parë, listë me çmime më të ulëta, mundësi për t’u akomoduar në hotel, materiale më pak cilësore se përndryshe nuk justifikohen kostot.
Konkurrencë në rritje, ku ‘luhet’ me oferta të ‘verbra’ e me shërbime ofertë paralele.

Stomatologët italianë, përmes shoqatës së tyre, i janë drejtuar disa herë shtetit për t’i propozuat një plan mesash, por nuk kanë marrë përgjigje.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of