REVISTA MONITOR
MONITOR MAGAZINE
Revista Monitor
Login
Saturday / 23 January, 2021
Facebook RSS
  • Profili
  • Financë
    • Banka
    • Fiskale
    • Mikrofinancë
    • Leasing
    • Sigurime
    • Real Estate
    • Borxhi Publik
    • Buxheti
    • Faktoring
    • Politika Monetare
    • Personale
  • Biznes
    • Energji
    • Shëndetësi
    • Industriale
    • Media & Advertising
      • Media
      • Advertisers
      • Agency
      • Professional studio
    • Tregeti me Pakice
    • Transport
    • Telekomunikacion
    • Teknologji
    • Teknologji Informacioni
  • Ekonomi
    • Speciale
    • Lindje e Mesme
    • Agroindustri
    • Bujqësi
    • Eksporte
    • Institucione Nderkombetare
    • Investime
    • Prona
    • Te Ndryshme
    • Tregetia e Jashtme
    • Turizem
  • COVID-19
  • Bota
    • Europa
    • Te Tjera nga Bota
    • SHBA
    • Azi
    • Rajoni
  • Kosova
  • Menaxhim
    • Karriera
    • Edukim
      • Tarifat
      • Masterat
      • Doktoraturat
    • Sipërmarrje
    • Profil
    • Rekrutim
  • Kërkime
  • Kontakt
editorial
Përmbytjet e (pa)parashikuara
Coronavirus në Shqipëri
Statistikat e fundit →
KARRIERA
Gabimi i parë i të rinjve kur ndjekin pasionin e tyre
Abonohuni:
Print
Online

Video Monitor Ekonomi

play_btn

Profesionet që do të kërkohen dhe paguhen më shumë në 2021

30 mijë punonjës më pak. Puna po zhvendoset online

Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on Google+
Google+
Share on LinkedIn
Linkedin
Email this to someone
email
Print this page
Print

[shikoni]

Më të Lexuarat e Javës

  • Nga 26 janari edhe SHBA kërkon test negativ të Covid për fluturimet
  • Sa do të jetë paga maksimale nga janari; Bizneset e individët do paguajnë 37 mln euro më shumë sigurime
  • Pasojat e Covid-19, arkëtimet buxhetore rënie me 292 mln euro më 2020
  • Autoriteti i Konkurrencës mbyll pa ndëshkime hetimin ndaj katër bankave më të mëdha në vend
  • “Flirtimi” me SHBA-të; KE anulon asistencën teknike për HEC-in e Skavicës, i dyti pas Milot-Balldre
  • Nga lëshimi i certifikatës elektronike deri te përdorimi i Platformës Qendrore; DPT: Si do të lëshohen faturat për fiskalizimin
  • Mbeten në fuqi të njëjtat masa kufizuese, universitetet vijojnë online; Fluturimet me Britaninë të pezulluara deri në 1 shkurt
  • Vendimi i BSH “zhbllokon” 19 miliardë lekë fitime të bankave
  • Kosova voton me 14 shkurt, Aleanca e Bizneseve ka 14 kërkesa ndaj partive politike
  • OSHEE kërkon 70 milionë euro borxh tek BERZH prej COVID-19 dhe investimeve
Jeni duke lexuar EDITORIAL
Turizmi, si shpresa e vetme afatshkurtër për rimëkëmbjen e ekonomisë

Bregdeti i ngjan këto ditë një kantieri pune. Diku riparohet, diku pastrohet, diku i jepet dora e fundit lulishteve dhe rregullimit të ambienteve të brendshme. Rëra po punohet dhe po mblidhen gjithë papastërtitë në bregdet.

Teksa po hyn mesi i majit, këto përgatitje duhet të kishin përfunduar me kohë dhe sot, hotelet duhet të kishin filluar të prisnin turistët, kryesisht nga vendet nordike, Polonia apo Çekia. Por sot, hotelet e boshatisura, nën shkëlqimin e diellit dhe pasqyrimin e detit, janë në shpresë se klientët e parë do të mund të mbërrijnë sa nuk është tepër vonë. Të njëjtën gjë shpresojnë dhe qindra biznese mbështetëse, bare, restorante, e deri tek anijet e udhëtimeve turistike që janë shtuar së fundmi.

Kriza e COVID-19 ka kthyer përmbys ecurinë e një sektori që tre vitet e fundit ishte bërë motori i së gjithë ekonomisë shqiptare. Numri i turistëve, vitin e kaluar, arriti rekordin e 6.4 milionë personave dhe të ardhurat nga udhëtimet i kaluan 2 miliardë euro. Sektori kishte tërhequr investime të shumta në ndërtimin e hoteleve të mëdha me standarde bashkëkohore, në përgjigje të kërkesave të agjencive turistike më të mëdha europiane. Pritshmëritë ishin pozitive edhe këtë vit, pavarësisht pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, që goditi rëndë Durrësin, me kapacitetet më të mëdha akomoduese në vend.

Për shkak të varësisë së lartë nga turizmi, që kontribuon direkt dhe indirekt në mbi 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, institucionet ndërkombëtare, si Banka Botërore dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë rishikuar në ulje të ndjeshme pritshmëritë për rritjen ekonomike si të Shqipërisë me -5%, ashtu dhe të Malit të Zi, me -5.6%, me tkurrjen më të thellë në rajon, në raport me vende të tjera si Maqedonia (-1.4) apo Serbia (-2.5), që nuk janë aq të varura nga ky sektor.

Pavarësisht goditjes së COVID-19, turizmi mund të jetë e vetmja shpresë për të rigjallëruar ekonominë e sëmurë nga virusi, të paktën në afatin e shkurtër. Të dhënat e para tregojnë se konsumi i brendshëm do të goditet rëndë, për shkak të humbjes së vendeve të punës dhe pasigurisë për të ardhmen, duke rrezikuar në mënyrë zinxhir mbylljen e mijëra bizneseve të vogla në vend. Ndaj shpresa për një ringritje përmes konsumit të brendshëm është shumë e ulët, pasi ai pritet të ristrukturohet thuajse tërësisht (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës). Eksportet gjithashtu do të vuajnë për një kohë të gjatë pasojat e COVID-19 në gjithë ekonominë globale, sidomos në Italinë e goditur rëndë, nga e cila varen mbi 50% e eksporteve shqiptare.

Është turizmi ai që ka shansin që këtë krizë ta kthejë në një mundësi. Për fat të mirë, vendi e ka kaluar relativisht lehtë krizën në këndvështrimin e frenimit të përhapjes dhe jetëve të humbura. Kjo i jep Shqipërisë avantazhin e një hapjeje të kujdesshme edhe të kufijve, por dhe e bën atë tërheqës për operatorët e huaj.

Unioni Turistik Shqiptar pohoi së fundmi se agjencitë e huaja janë të gatshme që të sjellin charter-at e tyre në Rinas nga data 1 qershor. Duke përmendur situatën e vështirë në të cilën ndodhen hotelet sot, me një rënie të ardhurash deri në 90%, Unioni paralajmëroi se konkurrenca nga fqinjët është e fortë dhe Greqia e Mali i Zi i kanë hapur tashmë plazhet nën masa të rrepta sigurie të shëndetit.

Turizmi i charter-ave është sidomos i rëndësishëm për hotelet luksoze të zonës së Golemit, që janë investime të reja dhe në zgjerim të vazhdueshëm, në kërkim të klientëve elitarë. Por Shqipëria ka vend për të gjithë. Mbi 60% e turistëve vijnë me rrugë tokësore dhe janë kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi dhe Greqia. Sidomos një hapje e koordinuar e kufijve me Kosovën, siç e kemi rekomanduar dhe më parë, do të ishte një zgjidhje me përfitime për të dyja palët. Pastaj kemi dhe natyrën, sidomos në Veri, që ofron qetësinë dhe hapësirën që shumëkush do ta kërkonte pas izolimit të imponuar nga COVID-19.

Koha nuk premton, të paktën në qershor, kufijtë duhet të jenë të hapur (gjithnjë duke marrë parasysh të gjitha protokollet e sigurisë), pasi turizmi është shpresa e vetme e rimëkëmbjes së konsumit, të paktën për këtë vit.

Share on Facebook
Facebook
Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on Google+
Google+
Share on LinkedIn
Linkedin
Email this to someone
email
Print this page
Print

Komente

avatar
avatar
  Subscribe  
Notify of

© 2021 — Revista Monitor | Media Union
wpDiscuz