Kompanitë turke do të bashkëveprojnë për rritjen e vëllimit tregtar Turqi-SHBA në 75 miliardë dollarë, një objektiv i vendosur gjatë takimit të fundit ndërmjet Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Firmat turke janë vënë në veprim sidomos për të jetësuar projektin e zonës industriale turke, përmes së cilës synohet rritja e eksporteve në treguan amerikan duke kapërcyer barrierën e tarifave të imponuara nga administrata Trump.
Industrialistët dhe biznesmenët që duan të kenë prani në këtë zonë, e cila do të themelohet në SHBA në kuadër të një projekti të hartuar dhe menaxhuar nga Shoqata Turko-Amerikane e Biznesit – Dhoma Amerikane e Tregtisë në Turqi (TABA- AmCHam), kanë filluar që tani të aplikojnë dhe konfirmojnë pjesëmarrjet e tyre.
Kërkesat paraprake do të mblidhen deri në fund të vitit 2019 dhe menjëherë në vijim do të përcaktohet udhërrëfyesi