Borxhi i jashtëm i sektorit privat në Turqi arriti në qershor në 174 miliardë dollarë, 486 milionë dollarë më shumë në krahasim me fundin e vitit 2020, njoftoi Banka Qendrore Turke.
Kreditë afatshkurtra, pa përfshirë kreditë tregtare të sektorit të marra jashtë vendit ishin në vlerën 9.5 miliardë dollarë deri në qershor, me një rënie prej 200 milionë dollarësh nga fundi i vitit të kaluar.
Rreth 83.8% e kredive afatshkurtra përbënin detyrimet e institucioneve financiare, tha banka.
E ndarë sipas monedhës, shumica e kredisë afatshkurtër të Turqisë përbëhej, 35.2% në euro, 40.3% në dollarë amerikanë, 20.7% në lira turke dhe 3.8% në monedha të tjera.
Borxhi afatgjatë i sektorit privat u rrit në 686 milionë dollarë nga 164.5 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Banka tha se 40.8% e totalit të huave afatgjata të huaja ishin borxh nga institucionet financiare./AA