Shoqata e Eksportuesve të Artikujve të Argjendarisë në Turqi (MIB), bëri të ditur se muajin e kaluar u bë një eksport prej 258 milionë e 862 mijë e 728 dollarë.
Sipas deklaratës së shoqatës në fjalë eksporti më i madh në muajin prill është zhvilluar drejt grupit të vendeve të Azisë së Afërt, qendrore dhe të largët me 81,1 milionë dollarë.
Ky grup ndiqet nga Amerika e Veriut me 60 milionë dollarë, Bashkimi Evropian me 50,3 milionë dollarë dhe vendet e tjera të Azisë me 32 milionë dollarë, kurse në vendet e tjera të Evropës është bërë një eksport i stolive të çmuara me vlerë 14,4 milionë dollarë.
/ TRT TURKEY