Turqi, hapet fabrika e parë e robotëve humanoidë

06/11/2017 9:29 AM 0 komente

Në qytetin Konya në Turqi është inauguruar fabrika e para e robotëve humanoidë. Kryetar i bordit drejtues të kompanisë Akınsoft, Ëzgyr Akën, në një fjalim në ceremoninë e hapjes tha se kanë kaluar në prodhimin në seri në “AkınRobotics”, e cila është fabrika e parë në këtë fushë, të cilën e kanë ndërtuar në një territor prej 11 mijë metër katrorë, ku 2.700 metër katrorë është hapësirë e mbyllur, shkruan Trt Turkey.

Duke bërë të ditur se ndërtimi i fabrikës ka përfunduar për 1 vit e gjysmë, Akën tha se “Shumë institucione dhe organizata në botë kryejnë punime kërkim-zhvillimi për robotët humanoidë. Por asnjë institucion nuk ka kaluar ende në prodhim në seri ose nominativ”.

Pasi ka vënë në dukje se seria e re e prodhuar Ada GH5 mund të programohet në mënyrë të lehtë edhe nga një fëmijë, Akın, ka theksuar më tej: “Nëpërmjet robotëve të këtij modeli ju mund të kryeni funksione të tilla, si prezantimin e produkteve në qendrat tregtare, shpërndarjen e broshurave në ekspozita tregtare, udhëzimet në stacionet e autobusëve ose aeroportet dhe tregtimin në dyqane. Këto robotë të cilët mund të bëjnë edhe kujdestarinë nëpër spitale, mund të programohen edhe në mënyrën që të ndihmojnë pjesërisht gratë shtëpiake. Shpresoj që të jetë në të mirë të popullit tonë dhe të njerëzimit roboti ynë Ada GH5 i cili është plotësuar në 22 vite.”

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of