Ministria e Tregtisë ka ulur për 50 për qind detyrimet ekstra financiare për importin e disa produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi me të cilin janë ulur me 50 për qind taksat shtesë për 22 produkte me origjinë amerikane hyri në fuqi të martën.
Ky vendim erdhi pas deklaratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të bërë javën e kaluar për uljen e detyrimeve doganore nga 50 në 25 për qind për çelikun e importuar nga Turqia. Ndërkaq Turqia në kuadër të parimit të reciprocitetit bëri ulje në nivel të njëjtë për disa produkte të importuara nga ShBA-ja.
Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke filluar prej datës 23 mars 2018 fillimisht rriti me 25 për qind dhe më pas edhe me 10 për qind detyrimet doganore për importin e disa produkteve të çelikut dhe aluminit nga vendet tjera.
Pas kësaj Turqia me anë të një vendimi të marrë më 11 qershor 2018 vuri në fuqi vendimi për vendosjen e taksave shtesë në vlerë të njëjtë për disa produkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq pas rritjes me 50 për qind të detyrimeve financiare për produktet e çelikut me origjinë nga Turqia në gusht të vitit të kaluar edhe Turqia dyfishoi taksat për importin e disa mallrave me origjinë amerikane.
/TRT TURKEY