Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) ka publikuar të dhënat lidhur me banesat që u janë shitur shtetasve të huaj në muajin maj.
Muajin e kaluar të huajve u janë shitur në total 3.925 banesa, ose 62,5% më shumë se sa në majin e vitit 2018.
Sipas këtyre të dhënave Stambolli renditet në krye të listës me 1.734 banesa, i ndjekur nga Antalia me 850, Ankaraja 216, Bursa 187 dhe Jallova (Yalova) me 136 banesa të shitura shtetasve të huaj.
Kurse sipas shtetësisë në muajin maj më shumë banesa në Turqi kanë blerë irakianët, 594 banesa; pastaj vijnë iranianët me 509, rusët me 285, afganët me 183 dhe sauditët me 157 banesa.
/ TRT TURKEY