Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Turqisë u rrit me 5.2% në tremujorin e fundit të vitit 2011, duke rezultuar me një zgjerim vjetor prej 8.5%,
ka deklaruar Instituti Turk i Statistikave në një deklaratë të fundit.
PBB për frymë në vend gjithashtu u rrit në 10,444 dollarë me çmimet korente, nga 10,079 dollarë që kishin vlerësuar më parë autoritetet statistikore.
Rritja e vendit pritej gjerësisht që të ishte rreth 8.5% nga analistët dhe zyrtarët e qeverisë.
Turqia ka një nga ekonomitë që po rriten më shpejt në botë, me një mesatare zgjerimi prej rreth 9% në dy vitet e fundit. Ritmi mesatar i rritjes në dekadën e fundit ishte 5.4%.