Turqi, prodhimi industrial rritet me 3.36 përqind

10/09/2014 9:46 AM 0 komente

Prodhimi industrial i Turqisë u rrit me ritmin më të shpejtë të tij këtë vit në korrik, pasi ekonomia vijoi në rritje gjatë muajit.

Duke tejkaluar parashikimet e tregut, prodhimi industrial i rregulluar sipas kalendarit u rrit me 3.6 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas indeksit industriale njoftuar nga Instituti i Statistikave Turke (TÜİK) më 8 shtator.

Prodhimi i parregulluar industrial ra me 4.7 për qind gjatë muajit, kryesisht për shkak të rënies së numrit të ditëve të punës krahasuar me vitin e klauar për arsye të muajit të shenjtë të Ramazanit.

‘Ndërsa rënia e numrit të ditëve të punës ka qenë efektive në ktkurrjen e prodhimit të parregulluar industrial, shifrat e rregulluara kalendarike dhe sezonale tregojnë se aktiviteti ekonomik e ka filluar tremujorin e tretë më shpejt se pritshmëritë,’ deklaroi strategu I portofolit HSBC Aliun Çakiroglu për Reuters. ‘Shifrat e publikuara tregojnë për një perspektivë pozitive,’ shtoi ai.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of