Viti 2017 ka rezultuar një vit rritjeje për Turqinë jo vetëm në ekonomi, por edhe në turizëm. Presidenti i Shoqatës së Hotelierëve dhe Operatorëve Turistikë të Mesdheut (AKTOB), Erkan Yagci, theksoi se turizmi është tashmë një sektor shumë i rëndësishëm në të gjithë botën.
“Arritjet e Turqisë në sektorin turistik po tregohen si një histori suksesi anembanë globit. Ne jemi një vend që kemi mirëpritur gati 40 milionë turistë të huaj në vitet 2014 dhe 2015. Çfarë do të thotë kjo? Kuptimi i kësaj është që kemi arritur vendin e 6-të në renditjen e vendeve, që presin më shumë turistë të huaj në botë. Besojmë se në vitet 2018 dhe 2019 do të kapim sërish nivelin e 40 milionë turistëve të huaj, madje presim që ta kalojmë atë numër”, u shpreh ai.
Yagci rikujtoi se objektivi i Turqisë për vitin 2023 në turizëm është 50 milionë turistë të huaj dhe 50 miliardë dollarë të ardhura nga ky sektor./ TRT AL