Turqi/ Të ardhurat nga turizmi shënojnë rritje në TM1 2019

02/05/2019 9:52 AM 0 komente

Në çerekun e parë të vitit 2019 të ardhurat e Turqisë nga turizmi, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u rritën 4,6% duke arritur në 4 miliardë e 629 milionë e 679 mijë dollarë.

Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi të dhënat e turizmit për periudhën janar-mars.

Sipas kësaj, në çerekun e parë të vitit të ardhurat e turizmit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u rritën 4,6% përkatësisht 4 miliardë e 629 milionë e 679 mijë dollarë.

80,3% e të ardhurave të turizmit u përfituan nga vizitorët e huaj ndërsa 19,7% nga shtetasit turq që jetojnë jashtë shtetit.

Shpenzimet e bëra gjatë periudhës në fjalë ishin 4 miliardë e 86 milionë e 903 mijë dollarë në bazë personale dhe 542 milionë e 776 mijë dollarë shpenzime në bazë të guidave turistike.

Shpenzimi i vizitorëve për person korrespondon me afërsisht 697 dollarë. Shpenzimi mesatar i të huajve ishte 678 dollarë për persona ndërsa shpenzimet e shtetasve turq që jetojnë jashtë shtetit, ishte mesatarisht 765 dollarë për person.

/ TRT TURKEY

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of