Sektori i telekomunikacioneve i Turqisë shënoi rreth 28 miliardë lira (rreth 15.7 miliardë dollarë) të ardhura vitin e kaluar,
sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit (BTK). Sektori pa rreth 5.5 miliardë lira (rreth 3 miliardë euro) investime nga kompanitë e telekomunikacioneve gjatë vitit të kaluar,
tha BTK në raportin e saj të tremujorit të katërt.
Numri i abonentëve që përdorin rrjetin 3G në Turqi arriti 31.4 milionë në tremujorin e katërt të vitit 2011, ndërsa numri total i abonentëve ishte 65.3 milionë. Megjithëse teknologjia u zbatua vetëm në vitin 2009,
Turqia e ka tejkaluar mesataren e BE-së prej 30.1% në normën e përdorimit 3G kundrejt 2G, duke arritur 48%. Me 261 minuta, koha mesatare mujore në rrjetet e telefonisë së lëvizshme në vend është gjithashtu një ndër më të lartat në Europë.
Katër kompanitë që ofrojnë shërbimin e telefonisë së lëvizshme në Turqi janë “Turk Telekom”, “Turkcell”, “Vodafone” dhe “Avea”, ndërsa sektori ka rreth 35,000 të punësuar.