Nga Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) dhe Ministria e Doganave dhe Tregtisë vjen një raport i përbashkët publikuar mbi statistikat e përkohshme të tregtisë së jashtme për muajin janar 2016.
Sipas tij krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet turke në janar 2016 kanë rënë me 22% për një vlerë të përgjithshme prej 9 miliardë e 597 milionë dollarësh, ndërsa importet kanë rënë me 19,7% për një shumë totale prej 13 miliardë e 358 milionë dollarësh.
Përgjatë të njëjtit hark kohor, deficiti tregtar i Turqisë ka regjistruar një rënie me 13,4% duke u ulur në 3 miliardë e 762 milionë dollarë, nga 4 miliardë e 343 milionë dollarë që ishte më pare, ndërsa shkalla e mbulimit të importeve nga eksportet ka rënë nga 73,9% në janar të 2015-s, në 71,8% gjatë të njëjtit muaj të këtij viti.