Sot, Turqia renditet e treta në botë për të ardhurat nga turizmi shëndetësor, pas SHBA-së dhe Gjermanisë.
Objektivi i Turqisë për vitin 2023 është që të mirëpresë 2 milionë turistë të tillë dhe të sigurojë 20 miliardë dollarë të ardhura.
Kryetarja e Shoqatës për Zhvillimin e Turizmit Shëndetësor në Turqi dhe Koordinatorja e Përgjithshme e rrjetit të spitaleve private “Liv Hospital”, Meri Istiroti thotë: “Me hapat që ka hedhur në drejtim e duhur Turqia ka ngritur në nivele të përparuara edhe turizmin shëndetësor. Që nga viti 2005 e këtej turizmi shëndetësor në Turqi po shënon një zhvillim jashtëzakonisht të madh”.
Disa nga faktorët që kanë ndikuar që pacientët e huaj të preferojnë Turqinë, Istiroti i rendit kështu: “Doktorët turq janë të mirë, nëpër spitale përdoret teknologji e lartë, spitalet janë moderne dhe administrohen mirë, pa harruar këtu mikpritjen, sjelljen dashamirëse ndaj pacientit”.
Në krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia është 4 herë më e lirë për pacientët që paguajnë me para në dorë shërbimin e marrë.
Ndërsa në krahasim me Europën çmimet në Turqi janë 50% më të lira”, tha Meri Istiroti, e njohur ndryshe edhe si “zonja e hekurt” e shëndetësisë private.