Turqia dëshmoi ‘largim’ të kapitalit prej rreth 10 miliardë dollarë në vitin 2015 si pasojë e rreziqeve të brendshme, rajonale dhe globale nën hijen e rritjes së skajshme në vlerën e dollarit kundrejt pothuajse të gjitha monedhave vendase, por 2016 mund të jetë edhe më keq nëse do të vazhdojnë rreziqet. 2015 ishte mjaft i pazakontë si për Turqinë ashtu dhe botën, duke trashëguar një seri rreziqesh për vitin 2016. Mes përshkallëzimit të rreziqeve ekonomike, politike dhe gjeopolitike, rreth 10 miliard dollarë para janë larguar nga Turqia, sasia më e madhe që nga 2009.
Pyetja qe shtrohet është nëse kjo sasi e madhe e parave do të vijnë sërish në vend apo jo. Apo vendi do të përballet me një ‘rrjedhje’ tjetër? Nëse po, sa duhet të presim?
Cila do të jetë vlera e dollarit amerikan kundrejt lirës së re turke në vitin 2016, pas rritjes 24.3 përqind në vitin 2015? Faktori vendimtar këtu do të jetë shuma e kapitalit të huaj. Investitorët e huaj do të vendosin mbi rreziqet globale dhe rajonale, të cilat janë mjaft të larta.