Turqia po planifikon të ndërtojë deri në 150 diga nëntokësore si pjesë e Planit të Veprimit kundër Thatësirës, deklaroi Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.
Ministria ka hartuar një plan veprimi për të kapërcyer ndikimin e ngrohjes globale.
“Uji është si një material i çmuar dhe Turqia mund të rrezikojë të bëhet një nga vendet që do të përjetojë thatësirë në vitet në vijim,” tha Pakdemirli.
Qeveria po punon për një plan veprimi që do të nisë në vitin 2021 dhe fokusi do të jetë në ndërtimin e digave nëntokësore, pasi ky është proces më i lehtë.
“Ne nuk kemi pse të merremi me çështjet e shpronësimit kur ndërtojmë objekte të tilla, dhe ato diga nuk shkaktojnë probleme sociale me njerëzit që jetojnë në vendin e ndërtimit. Përveç kësaj, digat nëntokësore parandalojnë avullimin”.
“Ne po synojmë të ndërtojmë sa më shumë që diga nëntokësore deri në vitin 2023,” tha ministri.
Plani i veprimit gjithashtu do të rrisë ndërgjegjësimin tek publiku rreth rëndësisë së kursimit të ujit, i cili do të përbëjë shtyllën e dytë të nismës.
“Çdo qytetar duhet të kursejë ujë. Ne duhet ta konsiderojmë ujin një material të çmuar, ashtu si ari. Sot nuk kemi një problem serioz, por shanset për të hasur probleme të mungesës së ujit në 20 vjet nga tani po rriten”, tha ai.
Sistemet e ujitjes me rrjedhje nënujore kursejnë deri në 30 – 40 për qind ujë dhe ndihmojnë në hapjen e tokave të thata për aktivitetet bujqësore./ Hurriyet daily news