Wikipedia është në dispozicion përsëri në Turqi pas një ndalimi gati tre vjeçar.
Agjensia qeveritare turke e ngarkuar me teknologjitë e internetit hoqi ndalimin pasi gjykata e lartë e vendit vendosi muajin e kaluar që kufizimi shkelte fjalën e lirë.
Një shpjegim i hollësishëm i vendimit të gjykatës u botua në Gazetën Zyrtare të Mërkurën, duke bërë që rregullatorët të rivendosin qasjen në faqen e internetit.
“Meqë qasja në Wikipedia është akoma duke u rivendosur në mënyrë aktive në të gjithë Turqinë, disa përdorues në Turqi mund të përjetojnë qasje të rivendosur herët a më vonë se të tjerët,” tha faqja në internet në një deklaratë.
Faqja është bllokuar në prill 2017 pasi Wikipedia refuzoi të hiqte citimet që akuzuan qeverinë se bashkëpunonte me organizatat terroriste.
Qeveria turke ka bllokuar hyrjen në webfaqe të tjera të njohura si Twitter, YouTube dhe Facebook në të kaluarën, për shkak të promovimit te propagandës terroriste ose fyerjeve ndaj figurave politike turke.
Kufijtë e fjalës së lirë janë denoncuar nga partitë opozitare, si dhe Bashkimi Evropian dhe grupet e të drejtave të njeriut.