Turqia mban të pandryshuara normat kryesore të interesit

26/09/2014 9:58 AM 0 komente

Banka Qendrore e Turqisë mbajti të pandryshuar tre normat kryesore të interesit, duke cituar se përmirësimi i vonuar në inflacion u shkaktua nga çmimet e larta të ushqimeve.

Komiteti i politikës monetare në Ankara vendosi ta mbajë normën zyrtare një javore të bankës në 8.25 për qind, në përputhje me parashikimet e të15 ekonomisteve në një sondazh të Bloomberg, duke i lënë normat e kreditimit dhe huamarrjes gjatë natës në 11.25 për qind dhe 7.5 për qind, respektivisht . Inflacioni në gusht ishte 9.54 për qind, pothuajse dyfishi i objektivit të fundvitit të bankës qendrore.

Vendimi erdhi teksa lira ka rënë 3.8 për qind këtë muaj kundrejt dollarit, performanca më e keqe në mesin e 10 monedhave kryesore të tregut në zhvillim në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë përjashtuar monedhën e Afrikës së Jugut.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of