Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Italisë, Turqia renditet e treta në botë në prodhimin e makaronave. me 1 milion e 400 mijë ton
Kryetari i Bordit Drejtues të Shoqatës së Industrialistëve të Makaronave të Turqisë (TMSD), Abdylkadir Kylahçëollu (Abdülkadir Külahçıoğlu) tha në kongres se Turqia renditet ndër vendet e para në botë për sa i takon prodhimit të makaronave.
Makarona turke është e njohur në botë për cilësinë e saj, tha Kylahçëollu duke shtuar se gruri i fortë (nga i cili bëhet makarona) më cilësor në botë kultivohet në Turqi, një vend që është edhe atdheu i grurit. Makarona që prodhohet në Turqi sot zbukuron sofrat e konsumatorit në 152 vende të botës, u shpreh Kylahçëollu.
Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Makaronave (International Pasta Organization-IPO) në botë gjatë një viti konsumohen 14 miliardë e 278 milionë pjata me makarona, sqaroi Kylahçëollu.
Kryetari i Bordit Drejtues të Shoqatës së Industrialistëve të Makaronave të Turqisë (TMSD), Abdylkadir Kylahçëollu tha se mesatarja botërore e makaronave që konsumon një njeri në vit është 15 kg, kurse në Turqi kjo shifër është rreth 8 kg.
Edhe pse makarona po zë një vend gjithnjë e më të madh në tavolinat tona, konsumi i saj në Turqi vazhdon të jetë nën mesataren botërore, shtoi ai.
Shpërndaje artikullin: