Turqia do të rrisë pagën e saj minimale me 21.56%, duke filluar nga 1 janari 2021, njoftoi ministri i Punës, Zehra Zümrüt Selçuk.
Paga minimale do të jetë 2.826 lira turke ose 377 dollarë në muaj nga 310 dollarë që është aktualisht.
Paga e re minimale bruto, para zbritjeve të tilla si primet e sigurimeve shoqërore dhe taksat e të ardhurave, do të arrijë në 3,578 lira (477,3 dollarë).
Shkalla e rritjes ishte mbi normën vjetore të inflacionit të vendit, theksoi ministri.
Inflacioni vjetor i Turqisë qëndroi në 14% në nëntor ndërsa rritja mesatare 12-mujore e çmimeve të konsumit ishte 12.04 për qind./Anadolu Agency