Turqia shpenzime prej 13.3 miliard dollarë në telekomunikacion në 2014

31/03/2015 9:33 AM 0 komente

Turqia ka shpenzuar më shumë se 35.5 miliard lira turke lira (13.3 miliard dollarë) në telekomunikacion vitin e kaluar, nga 32.2 miliardë lira (12.2 miliardë dollarë ) në 2013, sipas një raporti publikuar nga Autoriteti i Informacionit dhe Komunikimeve të Teknologjive (BTK) më 27 mars.

Mbi 80 për qind e shumës së shpenzuar shkoi për katër kompanitë kryesore të telekomunikacionit të Turqisë, theksoi Raporti.

Të ardhurat e katër kompanive kryesore të telekomunikacionit (Turk Telekom, Turkcell, Vodafone and Avea) kërcyen në 8.6 përqind në terma vjetorë, duke u rritur nga 25.9 miliard lira në 2013 në 28.1 miliardë lira (10.1 miliardë dollarë). Shitjet e tyre neto arritën në 7.4 miliardë lira (2.9 miliardë dollarë) vitin e kaluar, një rritje prej 16 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.

Në të njëjtën periudhë, këto kompani investuan gjithashtu edhe më shumë se 4.1 miliard lira (1.6 miliardë dollarë), në rritje me 9 për qind nga 2013-ta.

Sipas raportit, numri i abonentëve të telefonisë celulare në Turqi është rritur në gati 72 milionë në 2014 nga 69.6 milion në vitin 2013, me më shumë se 57 milionë abonentë 3 G.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of